Kriza e emigrantëve/ BE derdh miliona euro në Greqi, për të vepruar si 'mburojë' kufitare

Kriza e emigrantëve/ BE derdh miliona euro në Greqi, për të vepruar si 'mburojë' kufitare

17:38, 06/03/2020
A+ Aa A-

Bashkimi Evropian, në një përpjekje për të frenuar një krizë të emigrantëve në kufijtë e tij, po derdh qindra miliona euro në Greqi, me shpresën se do të veprojë si një "mburojë" kundër rrjedhjeve të emigrantëve që mund të sjellin një krizë emigrantësh të ngjashme me krizën e 2015.

"Ky kufi nuk është vetëm një kufi Grek, por është edhe një kufi evropian," tha Presidenti i Komisionit Eropian Ursula von der Leyen. "Falënderoj Greqinë që ishte mburoja jonë evropiane në këto kohë."

Ajo njoftoi afro 800 milion dollarë fonde për Greqinë, për krijimin dhe mbajtjen e "infrastrukturës mbrojtëse" në kufi, raporton Reuters.

Masa dramatike vjen në mes të një krize të ashpër të përshkallëzuar, pasi Turqia hapi kufirin me Greqinë, si pjesë e një shtytjeje të dukshme për ta bërë Evropën të ofrojë më shumë mbështetje në trajtimin e pasojave të luftës Siriane.

"Prioriteti ynë i parë është të sigurohemi të ruhet kufiri i jashtëm grek, i cili është gjithashtu një kufi evropian. Unë jam plotësisht i përkushtuar të mobilizoj të gjithë ndihmën e nevojshme operative për autoritetet greke, "tha ajo.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendimi i tij ka shtyrë më shumë se 100,000 njerëz të kalojnë në Greqi deri më tani.

Ky vlerësim është më i lartë se ai i autoriteteve greke, të cilët të mërkurën thanë se 32,000 njerëz kanë tentuar të kalojnë kufirin.

Rreth 230 persona, kryesisht nga Afganistani, janë arrestuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco