FOTO/ Rriten tensionet! Forcat speciale turke zbarkojnë në kufirin me Greqinë

FOTO/ Rriten tensionet! Forcat speciale turke zbarkojnë në kufirin me Greqinë

16:49, 06/03/2020
A+ Aa A-

Autoritetet turke kanë marrë vendim sot në mëngjes për të vendosur forcat speciale në kufi për të mos lejuar që emigrantët të cilët kthehen nga pala greke mos të shkelin më në territorin turk.

“Do të vendosim 1000 forca speciale përgjatë gjithë kufirit. Qëllimi i tyre do të jetë që mos të lejojnë të kthehen pas ata që duan të ikin. I kemi urdhëruar sot në mëngjes për të mos falur askënd që Greqia dëshiron ta kthejë sërish në territorin turk”, u shpreh një ditë më parë ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu.

Ministri i Brendshëm turk lëshoi akuza edhe për Agjencinë e BE-së për mbrojtjen e kufijve FRONTEX.

“Edhe forcat e FRONTEX janë bërë palë me policinë greke. Gjatë këtyre ditëve kanë dhunuar dhe kanë lënduar refugjatët. Të njëjtat forca kanë lejuar që të kalojnë përfaqësues të shumtë të FETO-s ndërsa tani u mbyllin derën refugjatëve që duan të ikin”, shtoi Soylu.

Sipas Ministrisë së Brendshme turke deri tani në tokën greke ndodhen rreth 136 mijë refugjatë që janë drejtuar për në Athinë apo Selanik. Për të përballuar valën e klandestinëve pala greke po merr masa edhe në pjesë të tjera të kufirit me Turqinë.

Ndërkaq mediat turke raportojnë për histori nga më të ndryshmet në kufirin mes dy vendeve. Refugjatët thonë se policët grekë u marrin paratë dhe telefonat, i zhveshin dhe më pas i nisin drejt territorit turk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco