Serbia konfirmon rastin e parë me koronavirus

Serbia konfirmon rastin e parë me koronavirus

11:16, 06/03/2020
A+ Aa A-

Serbia konfirmon rastin e parë me koronavirus. Njoftimin e dha ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zlatibor Loncar gjatë një konference.

I infektuari është një burrë 43 vjeç nga Subotica, i cili ka vizituar Budapestin. Atje, motra e tij kishte probleme me frymëmarrjen. Ai aktualisht është vënë në karantinë në një spital të Suboticës.

“Ai është kthyer nga Budapesti dhe nuk është ndjerë mirë. Pacienti ka treguar përgjegjësi dhe është izoluar menjëherë. Testi i infeksionit tregoi se ai është pozitiv në koronavirusin e ri”, tha Loncar.

Ministri i Shëndetësisë shtoi se nuk kishte vend për panikë dhe frikë. “Serbia është e gatshme, çdo gjë që kërkon profesioni, ne do të bëjmë,” tha Loncar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco