Hungaria konfirmon rastin e tretë me koronavirus/ I infektuari u kthye nga Milano

Hungaria konfirmon rastin e tretë me koronavirus/ I infektuari u kthye nga Milano

22:11, 05/03/2020
A+ Aa A-

Hungaria ka konfirmuar një rast të tretë të koronavirusit, pasi një burrë hungarez që ishte kthyer nga Milano në qytetin lindor të Debrecen më 29 shkurt rezultoi pozitiv, tha qeveria në faqen e saj zyrtare të enjten.

Burri pati ethe pas kthimit të tij dhe qeveria tha se do të jepte më shumë informacion në lidhje me gjendjen e tij të premten, raporton Reuters.

Qeveria tha gjithashtu se një grup prej 15 turistësh japonezë ishin dërguar nga qendra e Budapestit në një spital të specializuar dhe do të testohen për koronavirusin.

"Të gjithë janë duke kollitur, por janë në një gjendje të mirë," tha qeveria.

Dy rastet e para, të konfirmuara të martën, të dy ishin studentë iranianë në vend.

Irani dhe Italia kanë qenë vendet më të goditura nga koronavirusi jashtë Kinës, prej momentit që ka filluar shpërthimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco