Masa kundër koronavirusit/ Mali i Zi pezullon linjat ajrore me Italinë, cakton ‘qytetin karantinë’

Masa kundër koronavirusit/ Mali i Zi pezullon linjat ajrore me Italinë, cakton ‘qytetin karantinë’

21:34, 29/02/2020
A+ Aa A-

Mundësia që koronavirusi të shfaqet në Mal të Zi po rritet, tha të shtunën ministri i Shëndetësisë Kenan Hrapovic gjatë një konference për gazetarët të asaj që njihet si trupa Kombëtare e Koordinimit për Sëmundjet Infektive.

Duke folur për karantinën e mundshme, zoti Hrapovic tha se fshati Zogaj në komunën e Ulqinit mbetet një vend i përshtatshëm, por Ministria po shqyrton edhe disa vendndodhje të tjera, raporton VOA.

“Lokaliteti në Ulqin do të jetë i pari, por jo i vetmi. Planifikojmë hapjen edhe disa vendeve tjera në Mal të Zi”, tha zoti Hrapovic.

Fillimisht në Mal të Zi u njoftuan 80 raste personash të dyshuar si bartës të koronavirusit, gjë që më pas u hodh poshtë për shkak se testet ndaj tyre rezultuan negative. Institucionet shëndetësore të Malit të Zi kanë marrë masa për të menaxhuar situatën në rast të shfaqjes së COVID-19. Kontrollet në pikat tokësore kufitare janë shtuar po kështu edhe në aeroporte. Linjat ajrore me Italinë janë ndërprerë për një kohë të pacaktuar.

Lajmi se qeveria e Malit të Zi planifikon të ndërtojë karantinën në fshatin Zogaj të Ulqinit, në vendin ku dikur ndodhej një ish-kazermë ushtarake, e cila sot përdoret nga policia kufitare e Malit të Zi, ka ngjallur shqetësime dhe reagime nga përfaqësuesit politikë e qytetarët e Ulqinit. Sipas tyre ata një gjë e tillë do të ndikonte negativisht tek turizmi në këtë zonë. Ata i kanë dërguar edhe një letër kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markovic mbi këtë çështje.

Institucionet vendore të Ulqinit, çdo të hënë thirren një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit ku pritet të kundërshtohet hapja e kësaj karantine në një vend të njohur turistik siç është qyteti i Ulqinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco