Lajmi i fundit

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

Ndërtimi i kampeve për refugjatët/ Banorët e ishujve përplasen me policinë

Ndërtimi i kampeve për refugjatët/ Banorët e ishujve përplasen me policinë

18:59, 25/02/2020
A+ Aa A-

Teksa autoritetet po vazhdojnë me projektplanin e tyre për ndërtimin e kampeve për refugjatët, banorët e dy ishujve në Greqi janë përleshur me policinë.

Në shenjë proteste, demonstruesit në ishujt Lesbos dhe Chios u përpoqën që të bllokojnë makineritë dhe punonjësit në kantierin e ndërtimit për të vijuar me planet.

Përleshjet e regjistruara në kamera tregojnë se policia ka përdorur gaz lotsjellës për të zbrapsur demonstruesit.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis është zotuar të ndërtojë një kamp për refugjatët në dy ishujt, por ky vendim duket se ka shkaktuar reagimin e banorëve vendas të cilët janë kundër saj.

Banorët shprehen se ky plan nuk është e mirë për asnjë pale, pasi ishujt e tyre janë shndërruar në një burg gjigant, ku emigrantët detyrohen të jetojnë në kushte skandaloze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco