Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Dalin rezultatet e analizave për të dyshuarin me koronavirus në Shkup, sapo kishte ardhur nga Italia Foto ilustruese

Dalin rezultatet e analizave për të dyshuarin me koronavirus në Shkup, sapo kishte ardhur nga Italia

10:17, 25/02/2020
A+ Aa A-

Personi i cili mbrëmë është pranuar në Klinikën Infektive në Shkup, është testuar dhe nuk ka koronavirus, konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Pacienti ka pasur pasqyrë të lehtë klinike, nuk ka temperaturë të lartë dhe gjendja e tij është stabël

Ai ka arritur nga Milano në Shkup me fluturimin e pasdites së djeshme. Udhëtari ka kaluar përmes kamerës termale, e cila tek ai nuk ka regjistruar simptoma të sëmundjes.

Simptomat e para i ka ndjerë pas mbërritjes në shtëpi, pas çka është paraqitur në Klinikën Infektive në Shkup ku edhe është pranuar në orën 22:00.

Nga arritja e tij në klinikë, pacienti është vendosur në izolim, pas çka i janë bërë teste në bazë të protokollit, shkruan alsat.

Nga MSh-ja thonë se po ndjekin situatën dhe në vazhdimësi veprohet sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa prej sot do të zbatohen edhe masa të reja të përforcuara për parandalim të koronavirusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco