Trafikuan mbi 140 emigrantë drejt Bosnjes, autoritetet serbe arrestojnë 5 persona

Trafikuan mbi 140 emigrantë drejt Bosnjes, autoritetet serbe arrestojnë 5 persona

16:34, 19/02/2020
A+ Aa A-

Autoritetet serbe kanë arrestuar pesë persona të dyshuar për trafikim të mbi 140 emigrantëve.

Të arrestuarit akuzohen se i kanë ndihmuar emigrantët të kalojnë në territorin e Bosnje dhe Hercegovinës, njoftoi prokuroria serbe, raporton Rel.

“Që nga nëntori i vitit të kaluar, një grup i të dyshuarve kontrabandonin emigrantë me autobusë, nga Beogradi për në kufirin me Bosnje-Hercegovinën”, tha prokuroria.

Sipas informacioneve nga ministria e Sigurisë e Bosnje dhe Hercegovinës, në vitin 2019, rreth 29,000 emigrantë kanë hyrë në Bosnje.

Emigrantët synojnë që nga Bosnja të kalojnë në Kroaci, vend ky anëtar i Bashkimit Evropian.

Mijëra emigrantë që ikin nga lufta dhe varfëria në vendet e tyre janë bllokuar në Ballkanin Perëndimor, ndërsa kërkojnë të hyjnë në vendet më të zhvilluara të Evropës Perëndimore.

Zyrtarët thonë se shumica e emigrantëve vijnë nga vendet e shkatërruara nga lufta në Siri, Irak, Afganistan dhe Jemeni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco