Skandal në qelitë e burgut që nuk u mbyllën kurrë/ Të burgosurit luanin letra dhe përdornin xhakuzi

Skandal në qelitë e burgut që nuk u mbyllën kurrë/ Të burgosurit luanin letra dhe përdornin xhakuzi

22:12, 17/02/2020
A+ Aa A-

Sekretarja e Përgjithshme për Politikën e Kundërzbulimit në Greqi, Sophia Nikolaou,  zbuloi mënyrën e pabesueshme për funksionimin e burgjeve të Korydallo.

Pas zbulimit të skandalit, Nikolaou u emëruar koordinatore e përgjithshme për transferimin e burgut të Korydallos në zonën e Aspropyrgos.

Sipas Nikolaou, nën sundimin e SYRIZA qelitë e burgut nuk u mbyllën kurrë në mbrëmje, kështu që të burgosurit kishin mundësi të mund të shkonin nga një qeli në tjetrën dhe të luanin letra.

Në detajet e zbuluara për mediar, sekretarja e Përgjithshme i tha radios SKAI se zyrtarët e burgut kishin identifikuar në një qeli burgu një xhakuzi.

Nga ai moment, xhakuzi është hequr nga qelitë dhe ato tashmë mbyllen në mbrëmje, duke mos lejuar që të burgosurit të bashkohen me njeri-tjetrin.

Qëllimi i qeverisë, edhe pse ambicioz, siç sqarohet, është që transferimi i burgjeve të Korydallos në Aspropyrgos të përfundojë deri në fund të vitit 2022.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco