Alarmohet Qipro/ Një paciente me origjinë kineze, dyshohet se është prekur nga koronavirusi

Alarmohet Qipro/ Një paciente me origjinë kineze, dyshohet se është prekur nga koronavirusi

18:07, 10/02/2020
A+ Aa A-

Një tjetër rast i koronavirusit dyshohet se ka prekur një grua me origjinë kineze në Qipro, e cila aktualisht jeton në Nicosia, por 2 javë më parë kishte vizituar Kinën.

Sipas autoriteteve, tashmë e dyshuara është shtruar në spital dhe po i nënshtrohet testeve mjekësore.

Në deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, gruaja po udhëtonte nga Moska për në Qipro teksa ka shfaqur simptoma të koronavirusit.

Pas konstatimit, autoritetet e dërguan menjëherë në spitalin e Nicosia për të bërë verifikimet dhe kanë marrë informacion mbi të gjithë pasagjerët që ndodheshin në avion me të.

Të gjithë këta pasagjerë janë informuar për rastin dhe se ata do të izolohen për 14 ditë nëse testet e gruas së dyshuar me koronavirus dalin pozitive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco