Koronavirusi/ Tre shtetas maqedonas të izoluar, ndodhen në anijen me të infektuarit në Japoni

Koronavirusi/ Tre shtetas maqedonas të izoluar, ndodhen në anijen me të infektuarit në Japoni

22:22, 06/02/2020
A+ Aa A-

Në njoftimin e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme pas informatave të marra nga Ministria e Jashtme japoneze, tre shtetas të Maqedonisë së Veriut ndodhen në anijen e ndaluar në afërsi të Jokahomas në Japoni, për shkak të pranisë së personave të infektuar nga koronavirusi.

Sipas njoftimit nga pala japoneze, koronavirusi është konstatuar tek 20 udhëtarë që ndodhen në anije.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, thotë se vazhdojnë me ndjekjen e  gjendjes në lidhje me virusin dhe masat për parandalimin e tij në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco