VIDEO/ Dyluftim me armë zjarri brenda servisit, pronari vret komshiun që po i prishte makinën

VIDEO/ Dyluftim me armë zjarri brenda servisit, pronari vret komshiun që po i prishte makinën

22:14, 06/02/2020
A+ Aa A-

Në një servis makinash në New Souli, Patras, të Greqisë, janë dëgjuar dhe regjistruar disa të shtëna, ku si pasojë e përplasjes së dy komshinjve, ka ndërruar jetë një 41-vjeçar.

Dyluftim me armë zjarri filloi kur viktima shkoi në servisin e komshiut, me të cilin kishin pasur mosmarrëveshje për vite me radhë.

Sipas mediave greke, vrasja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, ndërsa videot janë publikuar mbrëmjen e sotme.

Të dy autorët e ngjarjes, viktima dhe autori kishin pasur mosmarrëveshje. Viktima shkon në servisin e tij i armatosur dhe pronari sapo ndjen alarmin, del i armatosur.

Sapo vjen pronari të hipë në makinë ai fillon të thyejë xhamat e makinës, më pas 40-vjeçari nxjerr armën dhe e qëllon. Në fillim viktima i reziston plumbave dhe arrin të largohet, por ka ndërruar jetë pak metra larg vendit të ngjarjes.

Policia arriti të arrestojë autorin 40-vjeçar të ngjarjes, pronari i servisit i cili akuzohet për vrasje me dashje dhe iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpiak”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco