Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Situatë e tensionuar/ Ministri grek kërcënon Turqinë: Po u kalua vija e kuqe, përgjigjemi ushtarakisht

Situatë e tensionuar/ Ministri grek kërcënon Turqinë: Po u kalua vija e kuqe, përgjigjemi ushtarakisht

22:39, 28/01/2020
A+ Aa A-

Pas një paqeje tre ditore dhe pavarësisht solidarizimit për tërmetin në provincën Elazig, duket se mes Turqisë dhe Greqisë, do rifillojnë tensionet e ashpra.

Sipas Ministri të Mbrojtjes Panagiotopoulos, nëse Greqia vëren se dikush po kalon vijën e kuqe, atëhere përgjigjia do të jetë me të gjitha mënyrat, edhe ushtarakisht.  

“Çdo gjë që përbën frikë nuk do të demiltarizohet. Greqia nuk provokon, nuk dhunon dhe nuk cënon të drejtat sovrane të të tjerëve, por nuk i pëlqen të provokohet dhe t’i dhunohen të drejtat e saj. Nëse ne shohim që vija jonë e kuqe po kalohet, kjo do të thotë se po ekzaminojmë të gjitha skenaret dhe do të duhet të reagojmë, edhe ushtarakisht’’, tha ai.

Pas deklaratës së ministrit turk të mbrojtjes Hulusi, se 16 ishuj në Egje të Greqisë po armatoseshin ilegalisht duke përbërë një kërcënim për Turqinë, ka ardhur edhe reagimi i palës greke.

Sipas informacioneve, tensionet mes Greqisë dhe Turqisë u ndezën sërish kur kjo e fundit nënshkroi marrëveshjen e kufijve detarë me Libinë për në detin Mesdhe.

Greqia nuk e njeh këtë marrëveshje dhe as Bundestagu gjerman.

Një çështje tjetër delikate është dhe ajo e Qipros, kurse në Libi të dyja vendet po ndërhyjnë në kampet kundërshtare, Erdogan ka dërguar 2 mijë trupa në ndihmë të qeverisë së Al- Sarraj kurse Greqia dyshohet se po ndihmon armikun e tij, gjeneralin libian Khalifa Haftar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco