Rikthehet gripi i derrit në Ballkan/ Humbin jetën 8 persona

Rikthehet gripi i derrit në Ballkan/ Humbin jetën 8 persona

17:20, 28/01/2020
A+ Aa A-

I njohur si gripi i derrave, gripi i tmerrshëm H1N1 është rikthyer sërish, duke i marrë jetën 8 personave në Rumani.

Lajmi i frikshëm është publikuar nga Qendra Kombëtare e Mbikëqyrjes dhe Kontrollit të Sëmundjeve të Bartshme, në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Rumani.

Sipas njoftimit të ISHP-së, dy viktimat e fundit të gripit ishin një grua 65-vjeçare me histori të mëparshme sëmundjeje dhe një burrë 46-vjeçar.

Çfarë është gripi H1N1?

Gripi H1N1, i njohur si gripi i derrave, është i përbërë nga pjesëza të vogla, të cilat mund të përhapen nëpërmjet sekrecioneve të hundës dhe të gojës kur kolliteni ose tështini.

Objektet që janë më shumë të ekspozuara janë doreza e derës, tastiera e kompjuterit, telefonat dhe vendet ku mbahen njerëzit në autobus, nëse njerëzit e tjerë i prekin këto dhe më pas prekin fytyrën e tyre atëherë këto pjesëza mund të hyjnë në sistemin e tyre të frymëmarrjes dhe kështu mund të infektohen.

A na mbron maska?

Nga të dhënat shkencore është treguar se maskat e thjeshta nuk i mbrojnë njerëzit nga mundësia e infektimit. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe ndalimin e përhapjes së virusit është përdorimi i shamisë dhe larja e duarve.

Cilat janë simptomat? 

Disa nga simptomat janë temperaturë, kollë, frymëmarrje e shpeshtë dhe e rënduar. Disa të tjera mund të jenë dhimbje koke, dhimbje fyti, të dridhura, sekrecione nga hundët, tështima, ulje e oreksit, lodhje, dhimbje muskulare.

Çfarë duhet bërë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga gripi H1N1?

Gjëja më ë mirë është higjiena personale, kjo ndihmon në ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe mund të jetë mjeti më efektiv që mund t’ju mbrojë ju dhe të tjerët nga infeksioni. Kur kolliteni apo tështini kujtoni rregullat e higjenës. Gjithmonë mbani shami më vete. Përdorni shami të pastra për të mbuluar hundën dhe gojën dhe hidhini ato poshtë pas një përdorimi.

Larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco