'O shtylla e shtëpisë, pse po më le?'/ Babai tregon fjalët e fundit të djalit para se t'ia merrte tërmeti

'O shtylla e shtëpisë, pse po më le?'/ Babai tregon fjalët e fundit të djalit para se t'ia merrte tërmeti

22:26, 27/01/2020
A+ Aa A-

Historia që sjellim më poshtë i përket një babai, i cili në tërmetin e 24 janarit që goditi lindjen e Turqisë humbi bashkëshorten dhe djalin.

Viktimave sot iu dha lamtumira e fundit, ndërsa babai i përlotur, përkrah vajzës që mbijetoi, tregoi fjalët e fundit të djalit të tij që nuk mundi të dilte gjallë prej rrënojave.

Në momentin që po binte tërmeti, babai, Adil Elidar tentoi të dilte jashtë bashkë me djalin e tij, Omer Asaf, por dera u bllokua.

Gjatë tentativës të të atit për të hapur derën, I shkëputet dora nga djali, ndërkohë që ndërtesa nisi të shembej.

“O shtylla e shtëpisë, pse po më le?”.

Këto ishin fjalët e fundit të Omerit 12-vjeçar thënë babait të tij.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco