Shkon në 39 numri i viktimave nga tërmeti, ministri turk nuk mban dot lotët

Shkon në 39 numri i viktimave nga tërmeti, ministri turk nuk mban dot lotët

23:33, 26/01/2020
A+ Aa A-

Shkon në 39 numri i viktimave nga tërmeti 6,8 ballë që tronditi Turqinë dy ditë më parë.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se numri i njerëzve që ndërruan jetë në tërmetin 6.8 në rrethin Sivrice të Elazig u rrit në 39.

Ai shtoi se, asnjë prej 1503 të plagosurve nuk është në gjendje kritike për jetën, njofton Syri.net.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu nuk ka mundur të mbajë dot lotët teksa tregonte përjetimet e tij nga ceremonitë mortore të ditës së sotme.

“Dy gjëra nuk më hiqen nga mendja. Funerali i një vullnetari, nga ana tjetër, funerali i 2 vëllezërve të vegjël që u futën në të njëjtën arkivol. Nuk mund t’i harroj”, është shprehur ai.

https://www.syri.net/rajoni/311195/pamje-qe-te-kepusin-shpirtin-i-jepet-lamtumira-e-fundit-gjysherve-vajzes-dhe-dy-niperve/

“Dëshpëruese! Nën rrënojat, fjalët e babait: “Kushdo që të jesh, shpëto foshnjën time 2 muajshe”, tha ministri, teksa tregonte rastin e një babai që lutej për foshnjën e tij të ngelur nën rrënoja.


Bakan Soylu canl? yay?nda gözya?lar?n? tutamad?

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco