Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Ministri i brendshëm turk shton frikën: Presim një tërmet 7.5 ballë në Stamboll

Ministri i brendshëm turk shton frikën: Presim një tërmet 7.5 ballë në Stamboll

22:33, 26/01/2020
A+ Aa A-

Në një kohë kur Turqia nuk e ka marrë ende veten nga tërmeti 6,8 ballë që tronditi lindjen e vendit dy ditë më parë, duke lënë pas deri 38 viktima dhe mbi 1500 të plagosur, ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu bën një deklaratë që thellon frikën dhe pasigurinë tek qytetarët.

Sipas tij, qyteti më I rëndësishëm I vendit, Stambolli, parashikohet të goditet nga një tërmet edhe më I fortë, 7.5 ballë, shkruan Syri.net.

“Ne presim një tërmet 7.5 ballë në Stamboll. Jemi duke punuar seriozisht për një skenar të tillë të mundshëm”, është shprehur Soylu, citon DHA.

Image

Një parashikim po kaq të frikshëm bëri sot edhe Engin Er, president i Dhomës së Inxhinierëve Gjeologë në Turqi, sipas të cilit, një tërmet me fuqi 7.6 ballë pritet të godasë në Silivri, pranë detit Marmara. 

Sipas tij, lëkundja do jetë kaq e fortë, sa do ndjehet deri në Itali dhe Austri.

Eksperti turk këshilloi se, vendi duhet të jetë i përgatitur pasi tërmeti do ndodhë pranë kores së tokës dhe jo në det. Ai tha se një muaj më parë ndodhi një tërmet vetëm 3.1 ballë në këtë zonë dhe të gjithë njerëzit u alarmuan pasi ishte shumë afër sipërfaqes. /SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco