Toka në Turqi nuk gjen paqe, ja sa pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit 6,8 ballë

Toka në Turqi nuk gjen paqe, ja sa pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit 6,8 ballë

16:29, 26/01/2020
A+ Aa A-

Nuk ka qetësi për Turqinë. Pas tërmetit 6,8 ballë që goditi lindjen e vendit janë regjistruar rreth 788 pasgoditje.

Sipas Shërbimit Sizmiologjik turk, 21 prej tyre kanë qenë me magnitudë mbi 4 ballë.

Ndërkohë operacionet e shpëtim-kërkimit vijojnë si në Elazig, që ishte epiqendra e tërmetit, por edhe në rajone të tjera.

Ndërkohë, sipas mediave turke, Elazig dhe Malatya, dy qytetet më të prekura kanë marrë 6 milionë lira ndihma të cilat do të përdoren vetëm për ndihmat e shpejta.

Deri tani janë regjistruar 38 viktima dhe mbi 1600 të plagosur. /Syri.net

Grafiku i pasgoditjeve:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco