FOTO/ 'Ma zgjat dorën', pamje emocionuese nga shpëtimi i Teze Hatunit

FOTO/ 'Ma zgjat dorën', pamje emocionuese nga shpëtimi i Teze Hatunit

16:55, 25/01/2020
A+ Aa A-

Vijojnë të vijnë lajme të mira dhe shpresëdhënëse nga Turqia.

Pas rastit të Azizes, e cila u bë e famshme në të gjithë botën, së fundmi është shpëtuar nga rrënojat edhe një e moshuar me emrin Hatun.

Ajo u nxorr nga rrënojat falë punës së ekipeve të shpëtimit, ndërsa zgjatja e saj e dorës në përpjekje për të dale nga banesa e shkatërruar po bëjnë xhiron e rrjetit, raporton Syri.net.

Fatmirësisht Hatun Yamis u nxorr nga rrënojat me dëmtime të lehta dhe pa asnjë rrezik për jetën.

Shpëtimi i saj i dha shpresë ekipeve të shpëtimit, të cilët vijojnë ende kërkimet për gjetjen e të mbijetuarëve të tjerë. /SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco