Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para bashkisë së Tiranës

Erdogan në zonën e tërmetit, merr pjesë në varrimin e nënës me djalin: Kjo është një tjetër provë

Erdogan në zonën e tërmetit, merr pjesë në varrimin e nënës me djalin: Kjo është një tjetër provë

16:09, 25/01/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, I shoqëruar nga kryetari I Parlamentit Mustafa Sentop dhe nga zëvendësi I tij Fuat Oktay vizitoi zonën e epiqendrës së tërmetit që tronditi mbrëmjen e djeshme lindjen e vendit.

Kreu i shtetit mori pjesë edhe në ceremoninë mortore të dy prej viktimave, Ay?egül Civelek dhe djalit të saj Muhammet Salih Civelek.

“Këto fatkeqësi janë një provim I madh. Si myslimanë me mosdorëzimin kemi dhënë shembullin më të mire. Edhe tërmetet e mëparshme kemi ditur ti kalojmë me durim. Tani kemi një tjetër provim. Kemi dhënë dhe do të japim shembullin më të mire në raste tërmetesh. Edhe tani po përballemi me një tjetër prove”, tha ndër të tjera Erdogan, raporton Syri.net

Erdogan premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka që ka në dorë për ti ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Si pasojë e tërmetit, 6,8 ballë, që goditi dje Turqinë Lindore, deri tani kemi të bëjmë me 22 viktima dhe mbi 1200 të lënduar. /Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco