Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Pamjet prekëse nga tërmeti në Turqi, mbështjellë me batanije dhe lot në sy banorët e kalojnë natën jashtë

Pamjet prekëse nga tërmeti në Turqi, mbështjellë me batanije dhe lot në sy banorët e kalojnë natën jashtë

11:36, 25/01/2020
A+ Aa A-

Tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, që goditi mbrëmjen e djeshme Turqinë, përveç 21 jetëve të humbura deri më tani, ka lënë pa banesa shumë persona. Mes frikës dhe panikut banorët e pjesës lindore të Turqisë, e kaluan natën jashtë në temperatura nën zero.

Banorët e prekur u strehuan në palestrat e sportit apo salla konferencash si dhe në sheshet dhe parqet e qyteteve. Ndërkohë, qytetarët shprehen se tashmë kanë frikë të kthehen në banesat e tyre, ndërsa ndajnë edhe momentet e tmerrit me rrëfime në mediat turke.

“Kemi frikë që të hyjmë në shtëpi pas asaj që ndodhi. Shteti ynë po kujdeset për ne. Erdhën dhe ministrat tanë. I falënderojmë të gjithë për interesimin”, tha një prej banorëve të prekur nga tërmeti.

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco