Tërmeti `pajton` kryeministrin grek Mitsotakis me presidentin turk Erdogan, telefonata

Tërmeti `pajton` kryeministrin grek Mitsotakis me presidentin turk Erdogan, telefonata

09:45, 25/01/2020
A+ Aa A-

Mediat greke shkruajnë se kryeministri i vendit të tyre Kyriakos Mitsotakis, ka qenë ndër të parët që ka telefonuar presidentin e Turiqisë Erdogan për ti shprehur ngushëllimet për viktimat nga tërmeti, si dhe solidaritet.

Kryeministri  grek gjithashtu është treguar i gatshëm që vendi i tij ti vijë në ndihmë qeverisë turke në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi.

Nga ana e tij, mësohet se presidenti turk e ka falënderuar për ndihmën dhe ka deklaruar se aktualisht ekipet e shpëtimit janë në terren dhe në mëngjes do të ketë një panoramë të plotë të situatës pas tërmetit.

Telefona mes dy politikanëve vjen pas një sërë tensionesh të forta të kohëve të fundit, për çështjen e kufirit detar ujor dhe rezervat e mëdha të hidrokarbureve në detin Egje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco