Lajmi i fundit

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

Tërmeti tragjik në Turqi, nxirren nga rrënojat 10 persona të gjallë

Tërmeti tragjik në Turqi, nxirren nga rrënojat 10 persona të gjallë

08:54, 25/01/2020
A+ Aa A-

Gjatë orëve të mbrëmjes, ekipet e shpëtimit në Turqi arritën të nxjerrin nga rrënojat 10 persona të gjallë të cilët janë transportuar në spital.

Ndër to ishte dhe një grua shtatëzënë sëbashku me fëmijën e saj e cila u nxorr e gjallë pas 11 orësh qëndrimi nën rrënoja.

Qendra e menaxhimit të katastrofave dhe emergjencave turke AFAD, raporton se dy persona u nxorrën nga rrënojat e Elazig dhe dy nga Malatya.

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën ndërsa 1015 kanë mbetur të plagosur si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter që goditi Turqinë mbrëmjen e së premtes.

Autoritetet bëjnë me dije se 30 persona ndodhen ende nën rrënoja.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë ende operacionet e kërkim-shpëtimit për t’i nxjerrë nga rrënojat personat e bllokuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco