FOTO/ Pamjet e shkatërrimeve nga termeti i fuqishëm në Turqi, shkon në 21 numri i viktimave

FOTO/ Pamjet e shkatërrimeve nga termeti i fuqishëm në Turqi, shkon në 21 numri i viktimave

08:28, 25/01/2020
A+ Aa A-

Pamjet në foto që shihni vijnë nga pjesa lindore e Turqisë, e cila mbrëmjen e djeshme u godit nga një tërmet i fuqishëm me mangitudë 6.8 ballë të shkallës rihter.

Ndërtesa të shkatërruara, dhe të kthyera në gërmadha, ndërsa forcat e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për shpëtimin e personave të bllokuar apo dhe për nxjerrjen e trupave. Kjo është panorama e frikshme e tërmetit, të cilat na kujtojmë ngjarjen e tmerrshme që ndodhi në Shqipëri në 26 nëntor.

Ndonëse temperaturat në këtë zonën shkonin deri në -7 gradë celsius, forcat e kërkimit vijuan gërmimet, ndërsa ky mëngjes i gjeti sërish duke kërkuar nën gërmadha.

Nga raportimet, 100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe Malatya ku kanë humbur jetën dhe 21 persona.

Gjithashtu raportohet për mbi 1030 të plagosur. Ata janë dërguar në spital për mjekim. Autoritetet bëjnë me dije se ndodhen ende 30 persona nën rrënoja teksa vazhdojnë operacionet e shpëtim kërkimit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco