15 viktima, mbi 300 të plagosur dhe të paktën 30 të zhdukur/ Vijojnë operacionet e kërkimit në Turqi

15 viktima, mbi 300 të plagosur dhe të paktën 30 të zhdukur/ Vijojnë operacionet e kërkimit në Turqi

23:26, 24/01/2020
A+ Aa A-

15 të vdekur dhe 300 persona të plagosur. Ky është bilanci i deritanishëm nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmjen e sotme pjesën Lindore të Turqisë.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu pohoi se raportohet për 100 ndërtesa të shkatërruara në Elazig.

Ndërkohë operacionet e shpëtim-kërkimit vijojnë ende, me ministrat e qeverisë që kanë zbarkuar të gjithë në zonën e prekur.

Sipas ministrit të brendshëm turk, në Elazig, qyteti ku ishte edhe epiqendra e tërmetit, 30 persona janë shpallur të zhdukur.

Mbrëmjen e sotme, Turqia u godit nga një tërmet 6,8 ballë i shkallës rihter, i cili po vazhdon të pasohet nga dhjetëra pasgoditje të tjera.

Lëkundjet prekën thuajse të gjithë pjesën Lindore të Turqisë, ndërsa janë ndjerë edhe në Siri. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco