Tërmeti 6.8 ballë në Turqi/ Reagon Erdogan: Zoti i mëshiroftë viktimat...

Tërmeti 6.8 ballë në Turqi/ Reagon Erdogan: Zoti i mëshiroftë viktimat...

22:42, 24/01/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë recep Tayyip Erdogan reagon pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin e tij mbrëmjen e sotme.

Përmes një postimi në Twitter, Erdogan siguron qytetarët e tij se po punohet fortë që fatkeqësia natyrore të mbyllet me sa më pak dëme njerëzore ndërsa shpreh ngushëllimet e tij për jetët e humbura, raporton Syri.net.

“Si Presidenti i Turqisë,  dua tju ve në dijeni se po punohet fortë. Ne qëndrojmë pranë kombit tonë me të gjitha institucionet dhe organizatat tona, veçanërisht AFAD dhe K?z?lay. Zoti i mëshiroftë vëllezërit/ motrat tanë që humbën jetën në tërmet dhe uroj shërim të menjëhershëm për ata që janë lënduar”, shkruan Erdogan në postimin e tij.

Në një tjetër postim, kreu i shtetit turk shton: 

“Institucionet tona kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të kapërcyer tërmetin që ndodhi në Elazig dhe që u ndje në shumë krahina si dhe për të siguruar qytetarët tanë. Ne dërguam Ministrat tanë të Mjedisit dhe Urbanizmit, Brendshme dhe Shëndetësisë në rajonin e prekur”.
 

Image

Deri tani, sipas mediave turke, raportohet pëtr 15 viktima dhe për mbi 300 të lënduar. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco