PAMJE TË RËNDA/ 6 të vdekur dhe 225 të plagosur në Turqi. Vijojnë kërkimet

PAMJE TË RËNDA/ 6 të vdekur dhe 225 të plagosur në Turqi. Vijojnë kërkimet

21:43, 24/01/2020
A+ Aa A-

Janë 6 të vdekur dhe 225 persona janë plagosur.

Ky është bilanci i deritanishëm zyrtar nga tërmeti i fuqishëm që goditi mbrëmjen e sotme pjesën Lindore të Turqisë.

Ministri i brendshëm turk, Süleyman Soylu pohoi se raportohet për disa ndërtesa të shembura.

Pjesa Lindore e Turqisë në një situatë të rëndë pas tërmetit të fuqishëm mbrëmjen e sotme.

Në rrjet janë shpërndarë video të ndryshme që tregojnë pallate të shembura dhe forcat e shpëtimit dhe emergjencave në vend duke ndërhyrë.

Njerëz të tjerë nëpër rrugë që kërkojnë të afërmit e tyre, ndërsa ka ende operacione evakuimi.

Në këtë pjesë të Turqisë temperaturat pritet të shkojnë deri në -12 gradë gjatë natës. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco