FOTO/ Shkatërrohen 2 organizata kriminale/ 120 raste të trafikut të kokainës, 9 persona në pranga

FOTO/ Shkatërrohen 2 organizata kriminale/ 120 raste të trafikut të kokainës, 9 persona në pranga

19:45, 22/01/2020
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme në Igumenicë, policia greke ka goditur dy organizata kriminale, duke vënë në pranga nëntë persona.

Anëtarët e organizatave kriminale ishin përfshirë në mënyrë sistematike në furnizimin, deponimin dhe trafikimin e drogave të forta, kryesisht kokainë.

Sipas informacioneve, ata ishin aktivë në zona të Attikës si dhe në zonën më të gjerë të Igumenicës dhe në Larisa.

“Vlerësohet se si rezultat i veprimtarisë së tyre kriminale, ata kishin trafikuar lëndë narkotike në pesë muajt e fundit, duke përfituar më shumë se 95,000 euro”, shkruan policia greke.

Policia sqaron se arrestimet kanë filluar që ditën e djeshme dhe gjatë ditës së sotme si më poshtë:

Në zonën më të gjerë të Igumenicës, u arrestuan tre persona dy shtetas grekë, 48 ??dhe 35 vjeç dhe një i huaj 70-vjeçar, në Attica, një shtetas grek 42-vjeçar, kryetar i njërës prej  organizatave kriminale dhe një i huaj 47-vjeçar, në Larissa, tre shtetas grekë, 22, 58 dhe 68 vjeç, në Chalkida, një shtetas grekë 52 vjeç.

Sipas autoriteteve, të arrestuarit akuzohen për përfshirje në çështje penale për krimet e themelimit dhe pjesëmarrjes në një organizatë kriminale, shkelje të ligjit drogës dhe armëve, dhe pastrim parash.

Hetimet

Gjatë hetimit të çështjes është vërtetuar se janë kryer më shumë se 120 raste të trafikut të drogës dhe vlerësohet se paratë e paligjshme që ata fituan e kalojnë shumën prej 95,000 euro.

Sekuestrimi

Gjatë aksionit të saj policia gjeti dhe sekuestroi: kokainë, me peshë (281.5) gram, vlera e së cilës është përllogaritur deri në 30,000 euro drogë e papërpunuar, me peshë (785,45) gram, katër peshpre elektronike precize, 27 mijë euro, si rezultat i trafikut të drogës, 13 qeskëza të paketuara me drogë, materiale për përzierjen e saj nje pushke, dy armë gjahu, telefona celularë dhe kartave SIM, dy laptopë, shënimeve, dy hekura metalike.

Tre makina të anëtarëve të organizatave, që i përdornin për të lehtësuar veprimtarinë kriminale. 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco