'Toka e mjaltit' mori 2 nominime për 'Oskar' -  Maqedonia u dhuron shtëpi, protagonistëve

'Toka e mjaltit' mori 2 nominime për 'Oskar' - Maqedonia u dhuron shtëpi, protagonistëve

14:37, 22/01/2020
A+ Aa A-

Maqedoni - Protagonistët e filmit dokumentar “Toka e Mjaltit”, Atixhe Muratova dhe familja Husein dhe Lutvie Sam me tetë fëmijë do të marrin ndihmë materiale dhe shtëpi, kështu vendosi qeveria në seancën e djeshme, e cila është mbajtur në Shtip.

“Toka e Mjaltit” e regjisorëve Tamara Kotevska dhe Lubo Stefanov ka shkruar historinë, pasi është bërë filmi i parë nga Maqedonia e Veriut që fiton dy nominime për Oskar, për filmin më të mirë dokumentar dhe filmin më të mirë të huaj. Producent është Atanas Georgiev, ndërkaq kinematografë Samir Luma dhe Fejmi Daut.

Qeveria maqedonase, siç njofton Pres-shërbimi, ka miratuar disa vendime për t’i nderuar autorët dhe protagonistët e filmit dhe një prej tyre është që Ministria e Kulturës të sigurojë çmim shtetëror për arritjen e ekipit pesë-anëtarësh që e ka regjistruar filmin, përfshirë edhe çmimin për suksesin e kompensim mujor.

Qeveria maqedonase gjithashtu ka udhëzuar Ministrinë e Mjedisit Jetësor të organizojë një sërë ngjarjesh edukative për temat që i hap filmi, ndërkaq Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të organizojë transmetimin e filmit “Toka e Mjaltit” në të gjitha shkollat e mesme, universitetet dhe shtëpitë e kulturës, “për afirmim më të gjerë të mesazheve të mëdha që i transmeton filmi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco