Greqia zgjedh një grua si presidente, hera e parë në histori

Greqia zgjedh një grua si presidente, hera e parë në histori

10:30, 22/01/2020
A+ Aa A-

Greqia do të drejtohet për herë të parë në historinë e saj nga një grua, Ekaterini Sakellaropoulou.

Një gjykatëse e jashtëzakonshme me ekspertizë të veçantë në ligjin e mjedisit dhe kushtetutën do të bëhet presidentja e parë femër e Greqisë pas një votimi që mori në Kuvend.

Presidentjas e sapozgjedhur duket se mori një mbështetje të gjerë në Kuvend, duke siguruar 61 vota më shumë sesa e parashikon Kushtetuta.

“Ka ardhur koha që Greqia të hapet drejt së ardhmes,” tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në fillim të këtij muaji, ndërsa paraqiti emrin e Sakellaropoulou për votimin parlamentar të ditës së sotme.

Një veteran në fushën e drejtësisë, për pothuajse katër dekada 63-vjeçarja Sakellaropoulou që prej vitit 2018 ka drejtuar gjykatën e lartë administrative të Greqisë, Këshillin e Shtetit, ku ajo ishte përsëri gruaja e parë që zuri postin.

Vajza e një gjykatësi të Gjykatës Supreme, Sakellaropoulou përfundoi studimet pasuniversitare në universitetin e Parisit Sorbonne dhe është një eksperte në ligjin kushtetues dhe mjedisor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco