Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

40 viktima për 200 kg kokainë/ Shënohen dy të ekzekutuarit e radhës

40 viktima për 200 kg kokainë/ Shënohen dy të ekzekutuarit e radhës

14:21, 20/01/2020
A+ Aa A-

Greqia u trondit mbrëmë nga një sulm në një tavernë Athinë. Dy malazezë u ekzekutuan në sy të grave dhe fëmijëve të tyre. 

Igor Dedoviç, 43 vjeç dhe Stevan Stamatoviç, 43, u qëlluan për vdekje nga një skuadër prej katër personash të armatosur.

Vrasja tipike mafioze ndodhi në sy të tre fëmijëve. Gratë e tyre nuk kanë folur akoma për policinë, lajmërojnë mediat greke, duke ruajtur kodin e heshtjes.

Krimi ka shokuar Greqinë, e cila po e sheh vetën si një parajsë për kriminelët e rajonit, mes tyre shqiptarë, serbë e malazez, shkruan një portal. Në fakt, Igod Dedoviç ishte në kërkim ndërkombëtar.

Por çfarë fshihet pas kësaj vrasje?

Zanafilla është në qytetin e Kotorrit, ku u krijua një bandë famëkeqe e trafikut të drogës, e quajtur Dordoleci. Ata trafikonin drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Në vitin 2014, 200 kg kokainë u zhdukën në qytetin e Valencias në Spanjë. Prej atëherë, banda u nda në dy fraksione që përplasn me njëra-tjetrën.

Një fraksion quhet Skalari dhe tjetri Kavaçi, sipas emrave të lagjeve në Kotorr.

Prej atëherë, lufta mes dy fraksioneve ka sjellë 40 viktima. Mënyra e ekzekutimit është thuajse e njejtë: anëtarët e bandave vriten në sy të familjarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco