Front i ri lufte? Turqia dërgon ushtrinë në Libi, gjenerali 'puçist' i kërkon ndihmë Greqisë

Front i ri lufte? Turqia dërgon ushtrinë në Libi, gjenerali 'puçist' i kërkon ndihmë Greqisë

16:47, 17/01/2020
A+ Aa A-

Libia në luftë civile është kthyer një “shesh beteje” mes Turqisë dhe Greqisë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përkrah qeverinë e Tripolit dhe ka dërguar ushtrinë turke në ndihmë të saj.

Ndërsa zyrtarë të lartë grekë priten në Athinë gjeneralin rebel libian që lufton kundër qeverisë së Tripolit.

Situata rëndohet pasi Athina zyrtare pritet të dërgojë në Liban ushtrinë e saj.

Vetëm një ditë pasi Turqia vendosi të dërgojë trupa ushtarake në Libi në mbrojtje të qeverisë së al-Sarraj, kundërshtari i tij, Khalifa Haftar, udhëtoi drejt Greqisë.

Gjenerali  i cili po drejton ‘puç’-in kundër qeverisë aktuale në Libi ka zgjedhur pikërisht ‘armiqtë’ e Turqisë për të kërkuar ndihmë.

Haftar ka takuar ministrin e jashtëm, Nikos Dendias si dhe kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, të cilët prej kohësh kanë dalë kundër marrëveshjes së kufijve detarë Turqi-Libi në detin Mesdhe.

Image

Ky takim madje vjen pak para se gjenerali libian të marrë pjesë në Samitin e Berlinit.

Pas Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Haftar kërkon të bëjë mik Greqinë dhe pse nuk dihet nëse këta të fundit do të dërgojnë trupa ushtarake në Libi ose jo.

Pas 9 muajsh luftimesh, Libia nënshkroi javën e shkuar armëpushimin, i cili është thyer më shpejt nga çfarë pritej pasi Haftar në Moskë nuk nënshkroi marrëveshjen e paqes me al- Sarraj, në një takim të iniciuar nga presidenti rus VladiMir Putin dhe ai turk Recep Tayyip Erdogan.

Pas kësaj, kreu i Ankarasë Erdogan kërcënoi duke u shprehur se do i jepte një mësim të mirë, ndaj dhe vendosi dërgimin e ushtrisë në Libi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco