Historike/ ‘Gruaja e parë presidente’ në historinë e vendit, parlamenti pritet ta votojë lehtësisht

Historike/ ‘Gruaja e parë presidente’ në historinë e vendit, parlamenti pritet ta votojë lehtësisht

19:23, 16/01/2020
A+ Aa A-

Të mërkurën më 22 Janar, parlamenti grek do të votojë Katerina Sakelaropulu si ‘gruan e parë presidente’ në historinë e vendit.

Aktualisht Katerina Sakelaropulu është kryetare e Këshillit të Lartë të Shtetit nga maj 2018, me vendim të qeverisë SYRIZA.

Sipas analistëve, propozimi i kryeministrit Micotakis duket se do të miratohet lehtë nga opozita, përveç partisë komuniste KKE që është deklaruar kundër.

Në CV-në e saj, Katerina Sake-Laro-Pulu, shërben në drejtësinë greke prej 36 vjetësh.

Me propozim të qeverisë SYRIZA është gruaja e parë që zgjidhet të drejtojë Këshillin e Lartë të Shtetit.

Sake Laro Pulu ka kundërshtuar hapur vendime të gabuara të qeverive, madje një ndër personalitetet më të aktivizuara kundër ndryshimeve klimaterike.

Gjithashtu, ajo është shprehur kundër anulimit të dhënies së nënshtetësisë greke tek brezi i dytë i emigrantëve, duke e konsideruar ndërhyrjen e atëherëshme të  deputetëve të partisë Demokracia e Re, krejtësisht të padrejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco