Liberalizimi i kanabisit/ Akuza: Familja e Zaev do fitojë miliarda

Liberalizimi i kanabisit/ Akuza: Familja e Zaev do fitojë miliarda

10:19, 16/01/2020
A+ Aa A-

Çështja e liberalizimit të kanabisit, që ‘lundroi’ për një kohë edhe te e majta shqiptare, po shtrohet për diskutim në shtetin fqinj, në Maqedoninë e Veriut. Debati në parlamentin e këtij vendi ka qenë i nxehtë, raporton gazeta Republika.

Deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milososki ka akuzuar Zoran Zaev se familja e tij do të fitojë miliarda pasi është pjesë e biznesit të hashashit.

Ai e pyeti Zaev nëse ka diskutuar me Mike Straumietis, të njohur edhe si Big Mike në lidhje me mundësinë e liberalizimit të kanabisit. Big Mike është një multimilioner amerikan i njohur në botën e kultivimit dhe tregtisë së kanabisit.

Zaev ka mohuar këto zëra, duke thënë se asgjë nuk do bëhet fshehtas. Sipas tij, ka manipulime se familja e tij ka investime në këtë drejtim. Por Zaev ka mbrojtur idenë e liberalizimit të kanabisit duke thënë se hap vende pune. Sipas tij, tregu i kanabisit mjekësor është 500 milionë euro dhe pritet të shkojë në miliarda. “Është mirë të shohësh një fëmijë epileptik që normalizhet menjëherë me përdorimin e kanabisit,” tha ai.

Dhjetëra kompani kanë marrë licencë për të rritur kanabis në Maqedoni dhe vendi i vogël shpreson se kjo është një mënyrë për të rritur ekonominë.

Maqedonia pritet të ngrejë një organ që mbikëqyr këtë proces.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco