Trafik emigrantësh/ Arrestohen tre personat përgjegjës, për mbytjen e varkës me 50 persona

Trafik emigrantësh/ Arrestohen tre personat përgjegjës, për mbytjen e varkës me 50 persona

16:39, 14/01/2020
A+ Aa A-

Policia greke tha se arrestoi tre persona të cilët dyshohet se janë organizatorët e trafikut të disa dhjetëra emigrantëve, që synonin të kalonin nga Greqia drejt Italisë.

Varka me të cilën ata udhëtonin u mbyt të shtunën 13 milje detare në jug-perëndim të ishullit të Paksos, afër Korfuzit. Sipas rojës bregdetare greke, 12 persona humbën jetën, 21 u shpëtuan, ndërsa 14-20 persona të tjerë rezultojnë të humbur në det, raporton VOA.

Roja bregdetare greke tha të martën se operacionet e kërkim shpetimit nuk kishin dhënë rezultate, për gjetjen e migrantëve të tjerë të humbur në det. Sipas autoritetit portual në Prevezë, nga hetimet paraprake rezulton se tre të arrestuarit, si të dyshuar për trafikun, janë shtetas afganë dhe ndodheshin mes personave që i mbijetuan incidentit.

Dhjetëra emigrantë të huaj pasi hyjnë nga kufiri turk në Greqi synojnë të kalojnë drejt vendeve europiane përmes hapësirës detare me Italinë dhe “rrugës ballkanike” që kalon tranzit nga Shqipëria.

Autoritetet kufitare shqiptare ndeshin pothuajse çdo ditë raste në zonën e Korçës dhe të Gjirokastrës, ku emigrantë të parregullt që hyjnë nga Greqia synojnë të udhëtojnë kryesiht drejt Malit të Zi me destinacion final vendet europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco