Kur Soleimani vizitoi Serbinë për të finalizuar tregtinë e armëve

Kur Soleimani vizitoi Serbinë për të finalizuar tregtinë e armëve

14:36, 14/01/2020
A+ Aa A-

Gjenerali iranian Qassem Soleimani , i cili u vra nga amerikanët më 3 janar 2020, ka vizituar Beogradin gushtin e kaluar për të finalizuar marrëveshjet për shitjen e armëve te militantët shiitë në Irak dhe te Hezbollahu në Liban. Lajmi bëhet i ditur nga Jetlir Zyberaj, këshilltar në MInistrinë e Jashtme të Kosovës. Sipas tij, "Daçiç i cili u takua me Soleimanin udhëtoi për në Irak për të mundësuar rrugët që janë përdorur në Irak përmes elementëve pro-iranian në qeverinë Irakiane.

Soleimani ka siguruar që Daçiç të fitojë lidhje të forta tek elementet pro-shiitë në Irak, Liban dhe natyrisht në Siri dhe Iran vetë.

Irani dhe Soleimani u kanë shërbyer interesave serbe në Lindjen e Mesme dhe Serbia në kthim,  interesave iraniane në Ballkan. Këtë po e vërtetojnë edhe mediat serbe sot," nënvizon Zyberaj.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco