Mbytet varka me 50 emigrantë, të paktën 12 persona humbën jetën

Mbytet varka me 50 emigrantë, të paktën 12 persona humbën jetën

16:35, 11/01/2020
A+ Aa A-

Një varkë në të cilën ndodheshin rreth 50 migrantë, u mbyt të shtunën në ujrat greke, në jug-perëndim të ishullit Paxos në pjesën veriore të Greqisë.

Roja bredgetare greke tha se të paktën dymbëdhjetë persona humbën jetën, ndërsa 21 të tjerë janë shpëtuar ndërkohë që operacioni vazhdon, raporton VOA.

Në zonë ndodhen 10 anije patrullimi dhe tre helikopterë që po punojnë për të gjetur personat e tjerë të humbur në det.

Roja bregdetare greke nuk dha hollësi mbi kombësinë e emigrantëve. Zona detare ndodhet pranë ishullit të Korfuzit, ku kohët e fundit sipas policisë greke e italiane është rishfaqur trafiku i emigrantëve përmes detit.

Ditët e para të vitit 2020 roja bregdetare italiane bllokoi në brigjet e Leçes dy gomone me emigrantë.

Sipas një raporti të Agjensisë Europiane për Ruajten e Kufijve FRONTEX publikuar pak ditë më parë, numri i kalimeve të parregullta në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, ra në nivelin më të ulët në vitin 2019, krahasur me periudhat që nga viti 2013.

Kjo ulje sipas FRONTEX-it, erdhi për shkak të rënies së numrit të personave që mbërrijnë në brigjet evropiane përmes mesdheut qendror dhe perëndimor, ndërkohë që mbërritjet përmes mesdheut lindor, shënuan një rritje prej 46 për qind.

Kalimet e emigrantëve përmes mesdheut lindor arritën kulmin e tyre në shtator dhe më pas filluan të bien, gjë që u lidh me kushtet e motit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco