Tension në Malin e  Zi, gjatë festimeve të Krishtlindjes ortodokse

Tension në Malin e Zi, gjatë festimeve të Krishtlindjes ortodokse

08:11, 07/01/2020
A+ Aa A-

Ortodoksët malazezë të dy kishave rivale festuan vigjiljen e Krishtlindjes dje, në një klimë tensionesh të përkeqësuara nga një ligj i diskutueshëm, që po prish marrëdhëniet me Serbinë fqinje.

Dy grupet e besimtarëve u mblodhën në Cetinje, ish-kryeqyteti mbretëror i vendit të vogël ballkanik, me rastin e ritit të “badnjak”-ut, gjatë të cilit digjen degë lisi.

Forca të shumta policore u vendosën midis dy grupeve disa qindra metra larg-njëri-tjetrit.

Sipas policisë, rreth 800 besimtarë të Kishës Ortodokse serbe, institucioni fetar kryesor i këtij vendi prej 620 000 banorësh, u mblodhën para manastirit të Cetinje-s.
Gati 400 përkrahës të Kishës së vogël të Malit të Zi, e panjohur nga bota ortodokse, festuan para kështjellës së Nikolasit I, mbretit të fundit të Malit të Zi të pavarur.

Rivaliteti i tyre zgjat prej dekadash, por tensionet u përshkallëzuan më tej me miratimin në fund të dhjetorit të një ligji për lirinë e fesë.
Tema shtrihet përtej sferës fetare dhe prek çështjen e identitetit kombëtar të Malit të Zi dhe marrëdhëniet e tij të ndërlikuara me Serbinë, me të cilën ka qenë i bashkuar për gati 90 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco