Tensionet/ Vuçiç: Nuk do shkoj në Mal të Zi

Tensionet/ Vuçiç: Nuk do shkoj në Mal të Zi

14:08, 04/01/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha të shtunën se nuk do të shkojë në Mal të Zi, edhe pse e kishte planifikuar vizitën. Vuçiç do bënte një vizitë private në Mal të Zi për Krishtlindjen Ortodokse, e cila kremtohet më 7 janar.

“Vendosa të mos shkoj. Ne e respektojmë pavarësinë e tyre,” tha Vuçiç.

Ai akuzoi të shtunën Malin e Zi dhe disa zyrtarë perëndimorë se kanë nisur një fushatë histerike gënjeshtrash pasi bëri të ditur se do vizitonte Malin e Zi.

Vuçiç tha se ekzistonte mundësia e përplasjeve dhe ai nuk donte që të lëndoheshin serbët në Mal të Zi.

Tensionet mes dy vendeve janë shtuar ndjeshëm pas miratimit të një ligji për fenë.

Sipas Associated Press, të udhëhequr nga priftërinjtë ortodoksë dhe të ushqyer nga propaganda shtetërore, mijëra serbë në Mal të Zi po protestojnë kundër ligjit.

Sipas tyre, ligji diskriminon Kishën Ortodokse Serbe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

opionisti04/01/2020 18:19

te ndahete malizi dhe serbia te bashkohete mitovica veriu ulqini presheva nishi vojvodina tetovasanxhakurumania bullkaria hungaria dhe qipro

Shto koment

Denonco