Votohet ‘qeveria teknike’ në parlamentin e Maqedonisë së Veriut

Votohet ‘qeveria teknike’ në parlamentin e Maqedonisë së Veriut

18:44, 03/01/2020
A+ Aa A-

Pak momente më parë, Oliver Spasovski u votua në parlamentin maqedonas me 101 vota pro, për të drejtuar qeverinë teknike, deri në zgjedhjet e 12 prillit. 

Gjatë ditës së sotme, Stevo Pendarovski, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriu , priti sot Oliver Spasovskit, t’i dorëzojë mandatin e kryeministrit teknik.

 “Pas përfundimit të seancës në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidenti Pendarovski në kabinetin e tij – Vila Vodno, do të takohet me anëtarët e përbërjes së re të Qeverisë”, theksohet në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco