Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Ambasadori serb refuzon të marrë notën e protestës

Ambasadori serb refuzon të marrë notën e protestës

15:30, 03/01/2020
A+ Aa A-

Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë u tensionuan ndjeshëm në ditët e para të janarit, kur protestuesit sulmuan ambasadën e Podgoricës në Beograd.

Ambasadori serb në Mal të Zi, Vladimor Bozovic u thirr për një intervistë në Ministrinë e Jashtme të Malit të Zi.

Atij do i dorëzohej një notë proteste pas përpjekjeve për t’i vënë zjarrin flamurit malaze.

Ministria e Jashtme e Malit të Zi dënoi mosreagimin e Serbisë për ngjarjen. “Keni vënë në rrezik sigurinë e diplomatëve tanë,” tha Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Miodrag Kankaras.

Kurse ambasadori serb dënoi aktet, duke thënë se ato janë të papërshtatshme. Megjithatë, ai theksoi se këto veprime nuk reflektojnë pozicionin zyrtar të Serbisë dhe as qytetarëve të saj.

Në fund, ambasadori refuzoi të marrë notën e protestës, sipas udhëzimeve të marra nga Ministria e Jashtme e Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco