Zëvendësuesi i Zaev zbardh datat: Qeveria teknike më 3 janar, zgjedhjet e parakohshme në 12 prill

Zëvendësuesi i Zaev zbardh datat: Qeveria teknike më 3 janar, zgjedhjet e parakohshme në 12 prill

19:35, 02/01/2020
A+ Aa A-

Oliver Spasovski, kryeministri i ri teknik i Maqedonisë së Veriut, në një intervistë për mediat, ka deklaruar se qeveria teknike do të votohet më 3 janar në Parlament.

Spasovski e vuri theksin te opozita, e cila sipas tij duhet të respektojë Kushtetutën dhe të bëjë një propozim të ri për emrin e ministrit të Brendshëm teknik.

Ministri i Brendshëm në largim i Maqedonisë së Veriut, do të jetë kryeministri teknik i vendit deri në zgjedhjet e 12 prillit.

Qeveria teknike do të votohet në Kuvend më 3 janar ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 12 prill.

Sipas Spasovski, VMRO-ja duhet të respektojë kushtetutën  dhe prandaj pret që opozita të bëjë një propozim të ri për emrin e ministrit të brendshëm teknik.

VMRO në opozitë kishte propozuar Dragan Kovackin për ministër të brendshëm teknik, por ai është një ushtarak karriere, colonel në armatë dhe sipas kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, ministri i brendshëm duhet të jetë civil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco