Natë tragjike, banori djeg shtëpinë me fishekzjarre, më pas ...

Natë tragjike, banori djeg shtëpinë me fishekzjarre, më pas ...

11:12, 01/01/2020
A+ Aa A-

Një qytetar ka djegur shtëpinë e tij, duke hedhur fishekzjarre.

Më pas ai ka rënë pa ndjenja.

Ngjarja ka ndodhur në Shkup, Maqedoni e Veriut.

‘Në orën 23:00, pas paraqitjes për zjarr në rrugën Krste Misirkov, mbrapa ‘26 Korrikut Bit Pazar’, në tarracë, gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike-raketa, ka shkaktuar zjarr në të cilin është shpëtuar pronari i cili ishte pa ndjenja. Menjëherë është ftuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë, e cila e ka dërguar të lënduarin në spital’, thonë Zjarrfikësit.

Njësiti Territorial i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit gjatë mbrëmjes së natës së Vitit të Ri ka bërë 8 ndërhyrje, të cilat kanë mbaruar me sukses.

Ka pasur disa dëme materiale nëpër Shkup, ndërkaq vetëm në rastin e lartpërmendur ka person të lënduar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco