Ekstremistët serbë i mësyjnë aeroportit të Podgoricës, plagosen policë

Ekstremistët serbë i mësyjnë aeroportit të Podgoricës, plagosen policë

12:33, 30/12/2019
A+ Aa A-

Dhuna në Kuvendin e Malit të Zi me sa duket është zhvendosur në rrugë pasi dhjetra protestues kanë dalë nëpër sheshe në disa qytete të këtij vendi kundër miratimit të Ligjit për lirinë e fesë.

Ekstremistët proserbë në disa qytete janë përplasur me forcat e rendit, ndërsa mediat raportojnë atje se 4 efektivë policie janë plagosur, njofton Indeksonline. Ndërkohë një grup protestuesish kanë bllokuar me turne, zonën afër aeroportit të Podgoricës aty ku edhe ka ndodhur përplasja midis tyre dhe policisë.

Policia e Podgoricës bëri me dije përmes një deklarate se zyrtari i sigurisë në Podgoricë, Dalibor Ivkoviq pësoi një lëndim në kokë dhe u dërgua në Qendrën e Urgjencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco