Opozita propozon ushtarak për ministër të Brendshem, Zaev kundër

Opozita propozon ushtarak për ministër të Brendshem, Zaev kundër

13:13, 29/12/2019
A+ Aa A-

Opozita në Maqedoninë e Veriut propozoi të shtunën Ministrin e ri të Brendshëm Teknik, duke hapur dilemën nëse është në pajtim me Kushtetutën, pasi bëhet fjalë për një ushtarak në shërbim, kolonel në ushtri. Takimet e së shtunës midis pushtetit dhe opozitës ishin të parat në prag të formimit të qeverisë teknike, ndërsa sipas liderit të VMRO-DPMNE-së në opozitë, Hristian Mickoski, të hënën do të bëhen publike edhe propozimet për ministritë e tjera.

Kryeministri në dorëheqje Zoran Zaev tha pas takimit me Mickoskin, se bëhet fjalë për një ushtarak dhe kjo çon në dilemën nëse është në pajtim me nenin 97 të Kushtetutës. Ai theksoi se do të konsultohen me ekspertët rreth kësaj çështje. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se propozimi i VMRO-DPMNE-së për ministër të brendshëm është i pranueshëm. Propozimi i VMRO-DPMNE-së për ministër teknik të Punëve të Brendshme është Dragan Kovaçki, i cili ka karrierë të gjatë në ushtri, mes tjerash edhe si Komandant i Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike.

Sipas Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, neni 97 i saj, organet e administratës shtetërore në sferën e mbrojtjes dhe policisë udhëhiqen nga civilë të cilët janë civilë para zgjedhjeve dhe kanë qenë civilë së paku tre vjet para zgjedhjeve. LSDM zgjodhi të premten në mbrëmje kryeministrin teknik i cili do të jetë ministri i deritanishëm i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërsa Mila Carovska, që ishte përmendur gjithashtu për këtë post, do të jetë zëvendëskryeministre. Spasovski do të jetë kryeministër teknik prej 3 janarit të vitit 2020 deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve në prill./abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco