Qeveria teknike/ Opozita propozon një ushtarak për ministër të Brendshëm, Zaev dhe Ahmeti kundër

Qeveria teknike/ Opozita propozon një ushtarak për ministër të Brendshëm, Zaev dhe Ahmeti kundër

22:34, 28/12/2019
A+ Aa A-

Takimet konsultative të kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me Kryeministrin Zoran Zaev rreth përbërjes së Qeverisë Teknike, kanë përfunduar pa rezultat.

Për sa i përket bisedimeve për Ministrin e Punëve të Brendshme, LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja nuk ranë dakord.

Emri që ka propozuar opozita për Ministër teknik për Punë të Brendshme është Dragan Kovaçki.

Sipas kryeministri Zoran Zaev, problemi është se Kovaçki është person ushtarak kurse sipas Kushtetutës dhe Ligjeve, me qeverinë kalimtare duhet të udhëheq person civil.

“Emrat tjerë, përveç emrit të kandidatit për Ministër të Brendshëm, do të njoftohen të hënën në koordinim mes meje dhe z.Mickoski. Me siguri se atëherë do të dihen emrat. Mickoski nuk bëri publik emrin, unë vetëm mund të them se është propozuar një emër ushtarak”, tha ai.

Lideri i VMRO-DPMNE-së pas takimit tha se propozimi i tyre për njeriun e parë në MPB është një emër i ri në politikë. Ai tha se ditëve në vijim do të bisedojë edhe me opozitën shqiptare që të jenë pjesë të zgjidhjeve kadrovike në qeverinë kalimtare.

“Ditëve në vijim, është mirë të bisedojmë edhe me opozitën shqiptare, që të mund të bisedojmë në pjesën e zgjidhjeve kadrovike që do të jenë pjesë e MPB-së dhe strukturave që do t`I udhëheq Ministri I ri teknik, të shohim se cfarë propozimi kanë ata”, u shpreh ai.

Ndërsa Ali Ahmeti tha se kandidati i propozuar nga opozita është i pranueshëm për partinë e tij. Ndërkaq, duke u prononcuar rreth Kodit Zgjedhor u shpreh se nuk është koha për ndryshime të modelit zgjedhor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco