Mali i Zi voton ligjin për flamurin dhe simbolet kombëtare shqiptare

Mali i Zi voton ligjin për flamurin dhe simbolet kombëtare shqiptare

10:02, 28/12/2019
A+ Aa A-

Në një debat të gjatë prej disa ditësh dhe nën tensione, parlamenti i Malit të Zi mbrëmë ka votuar Ligjin për flamurin dhe simbolet kombëtare shqiptare.
Ky ligj pritet që të rregullojë të drejtat e shqiptarëve në përdorimin e flamurit dhe simbolet kombëtare ndërkohë që edhe do të detyrojë institucionet që të respektojnë atë, njofton INA.

Mali i Zi që në vitin 2008, bazuar në dispozitat kushtetuese dhe Ligjit mbi të Drejtat dhe Liritë e Popujve Pakicë për periudhën 2008-2018, ka aprovuar Strategjinë e Politikave të Pakicave Kombëtare, si dokument themelor i planifikimit që përcakton politikën e Qeverisë së Malit të Zi në fushën e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të popujve pakicë, gjegjësisht obligimin e organeve shtetërore për krijimin e kushteve për përmirësimin dhe avansimin e kushteve jetësore në të gjitha sferat e saja,gjatë zbatimit të dokumentit.

Ndër të tjera ky dokument përfshinë rregullimin normativ dhe zbatiminnë praktikë në sferen e përdorimit të gjuhës dhe shkrimit, arsimit në të gjitha nivelet, kulturës dhe traditës, informimit, identitetit kombëtar, individual dhe kolektiv, participimin politik dhe përfaqësimin në organet shtetërore, politiken ekonomike zhvillimore etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco