Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Kryeministri Zaev propozon pasuesin e tij/ Zbulohen emrat që do drejtojnë qeverinë teknike

Kryeministri Zaev propozon pasuesin e tij/ Zbulohen emrat që do drejtojnë qeverinë teknike

21:40, 27/12/2019
A+ Aa A-

Pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, kryeministri Zoran Zaev tha se kanë vendosur që kryeministri teknik të jetë ministri aktual i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Gjithashtu në këtë mbledhje është vendosur edhe për Milla Carovska, si zv.kryeministre për Çështje Ekonomike.

“Takimi i nesërm është me kërkesë të z.Mickoski, për shkak se sipas Ligjit për qeverinë ai është i obliguar, si kryetar i partisë më të madhe opozitare, të konsultojë dy partitë më të mëdha të shumicës. Do të flasim për emrin e Ministrit të ri të Brendshëm në Qeverinë Teknike, por edhe për kandidatët e tjerë”, ka thënë Zaev.

Ministrin e Brendshëm do bëhet zëvendës-ministri Sllavanka Petrovska, shef kabineti i deritanishëm i Spasovskit.

Një ndryshim tjetër në anëtarësinë e kabinetit maqedonas është posti i zv/ministrit për Punë dhe Politikë sociale, Sanella, shef i deritanishëm i kabinetit të Carovskës.

Bojan Mariqiç, sekretar i ri për Marrëdhënie Ndërkombëtare i LSDM-së

Për të vendosur për Qeverinë teknike, takimi i liderëve do të mbahet nesër në kompleksin Ilindenska.

Mesa u kuptua nga dita e djeshme është bërë e qartë se shumica parlamentare dhe opozita kanë arritur marrëveshje për zhbllokimin e disa ligjeve në parlament.

Gjithashtu për nesër është paralajmëruar takimi mes liderëve Zaev-Mickoski-Ahmeti për të hapur rrugën e formimit të qeverisë teknike, vendim ky që vjen pas dorëheqjes së deklaruar nga kryeministri për shkak të mos-hapjes së negociatave të Bashkimit Eyuropian me Maqedoninë e Veriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco