Kreu i opozitës maqedonase: Shqipëria nuk është në kufi me Serbinë, nuk e kuptoj çfarë vlere ka Mini-Shengeni

Kreu i opozitës maqedonase: Shqipëria nuk është në kufi me Serbinë, nuk e kuptoj çfarë vlere ka Mini-Shengeni

14:31, 26/12/2019
A+ Aa A-

“Nëse synohet që përmes “mini-schengenit” të zgjidhet problem politik i Kosovës është në rregull. Gjithçka tjetër është ofenduese. Mirëpo realisht – de jure mbase po, por de fakto, unë nuk shikoj si kufizohen Serbia e Shqipëria për të pasur qarkullim të shpejtë e pa pengesa të mallrave, shërbimeve e të tjera. Këtë me të vërtetë nuk e kam të qartë. Sikur të kishte kufi mes këtyre shteteve mund të thonim se ekziston. Atje ka një realitet të ri të quajtur Kosovë që nuk është pjesë e këtij “Mini Shengeni””.

Kështu ka thënë kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në lidhje me iniciativën për “mini-schengenin” ballkanik.

Në një intervistë për “TVKlan” Maqedoni, Mickoski ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme, të cilat pritet të mbahen më 12 prill, ndërsa u shpreh se ato do të mbahen.

Ai ka komentuar edhe gjetjet e anketës së fundit të Qendrës Maqedonase për Politikë Ndërkombëtare sipas së cilës, shumica e qytetarëve të anketuar çmojnë se qeveria e tanishme nuk i ka përmbushur shpresat e tyre ndaj nuk e meriton të rizgjidhet në muajin prill. Por ata, po ashtu, kanë treguar se edhe opozita aktuale nuk e meriton t’i prijë qeverisë së ardhshme.

“Ky është një depresion i përgjithshëm që e ka mbërthyer shoqërinë dhe me të vërtetë ky është realiteti. E dini, simboli për politikanin në shoqërinë tonë është ‘ja erdhi të gënjejë që ne ta votojmë, të bëhet funksionar dhe të vjedh’. Unë dua të dëshmojë se jam njeri tjetër dhe nuk jam i këtillë”, tha Mickoski./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco