VIDEO/ Zaev kërcënon me pezullim zgjedhjesh: Mund të mos dorëhiqem nëse opozita bllokon ligjet

VIDEO/ Zaev kërcënon me pezullim zgjedhjesh: Mund të mos dorëhiqem nëse opozita bllokon ligjet

21:22, 25/12/2019
A+ Aa A-

Nëse opozita bllokon vazhdimisht ligjet, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, theksoi se mund të mos dorëhiqet edhe pse nuk dëshiron që zgjedhjet e 12 prillit të shtyhen.

Por sipas tij, nëse opozita bllokon ligjet për paga dhe pensione, kjo paraqet shkak shumë serioz që të flasim madje edhe për anulim të zgjedhjeve.

“Për zgjedhjet jemi marr vesh dhe ato duhet të mbahen më 12 prill. Unë jam i pari që dëshiroj që tu përmbahemi procedurave, por në rast se lejohet që opozita në mënyrë të dukshme në kuvend të gjej mënyra, ndërkohë që ka të drejtë sipas rregullores, ti bllokoj ligjet për paga dhe pensione më të mëdha, për realizimin e projekteve shtetërore të cilat nënkuptojnë jetë për qytetarët, kjo paraqet shkak shumë serioz që të flasim madje edhe për anulim të zgjedhjeve”, deklaroi Zaev, raporton Alsat-M.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco